RRETH IT-AL Consult

IT-AL Consult sh.p.k., është një firmë private kontabiliteti me seli në Tiranë, Shqipëri. Ajo është themeluar në vitin 1996, nga një profesionist kontabël i mirënjohur në Shqipëri, Prof. Dr. Sotiraq Dhamo, i cili ka qenë Drejtuesi i Departamentit të Kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe aktualisht është Presidenti i Institutit të Kontabilistëve të Miratuar të Shqiperisë.

IT-AL Consult sh.p.k., u shërben bizneseve dhe individëve në fusha si, kontabiliteti financiar dhe i drejtimit, tatime e taksa, auditim dhe shërbime të sigurise, konsulencë dhe menaxhim biznesi, trajnime, etj.

Ne e konsiderojmë çdo marrëdhënie me klientët si një partneritet dhe besojmë vërtet se suksesi ynë është suksesi juaj.

Kompania ka një staf me ekspertizë të spikatur dhe partnerë profesionistë me eksperiencë në fusha të ndryshme si, tregtia, ndrërtimi dhe punët publike, prodhimi, hoteleria, institucionet financiare dhe bankat, telekomunikacioni dhe transporti, energjia, sherbimet, etj. Këta profesionistë kanë një eksperiencë unike në mjedisin e biznesit shqiptar dhe ndërkombëtar në fushat respektive të ekspertizës.

IT-AL Consult është anëtare e GS Consulting Group. Si anëtare e GS Consulting Group, IT-AL Consult ka marrëdhënie bashkëpunimi me kompaninë e parë të auditimit në Shqipëri “Alb BB Auditing” sh.p.k. si dhe me një numër profesionistësh të tjerë të pavarur në fushën e kontabilitetit, financës, së drejtës dhe legjislasionit tregtar.

Mjedisi kompleks i biznesit sot kërkon një qasje pro-aktive ndaj kontabilitetit dhe tatimeve. Ne përpiqemi ti ndihmojmë klientët tanë që të gjejnë zgjidhje novatore për problemet e tyre komplekse. Ne nuk e harrojmë kurrë se informacioni që klientët na kanë besuar është privat dhe u përket vetëm atyre.

Eksperienca e fituar gjatë gjithë këtyre viteve, e ndërthurur me trajnimin e vazhdueshëm profesional të stafit dhe bashkëpunëtorëve tanë, është një garanci e qëndrueshme për marrëdheniet me klientët tanë aktualë dhe të ardhshëm.

.

INDUSTRITE QE MBULOJME

24

Vjet
Eksperiencë

> 100

Klientë
të kënaqur

100%

Cilësi
e Garantuar